Superliga: Dinamo dhe Vllaznia qëndrojnë të pamposhtura, kryesojnë kampionatet respektive

29 Shtator 2025
8:11
Telesport
back button

Është mbyllur java e tretë e Superligës në volejboll, me dy ndeshjet e prapambetura të luajtura në Shkodër.

Meshkujt – Vllaznia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë pas fitores 3-2 ndaj Studentit (25-16, 17-25, 25-13, 16-25, 15-11). Dy herë vendasit kaluan në epërsi dhe po dy herë miqtë nga kryeqyteti barazuan shifrat.

Gjithcka u vendos në setin final, ku Vllaznia arrin të fitojë e qëndrojë e pa mposhtur në kampionat. Falë këtij suksesi, skuadra shkodrane nis shkëputjen, duke qenë +3 pikë nga rivalja më e afërt,

Femrat – Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe ekipi i Dinamos, që triumfoi 3-1 (25-19, 25-10, 23-25, 25-19). Epërsia e skuadrës kryeqytetase ishte e ndjeshme, ndonëse humbi një set. Falë këtij suksesi, Dinamo rikthehet në krye, ende e pamposhtur-

Superliga-Meshkuj, java e 3-të

Erzeni – Elbasani, 3-0

Tirana – Skënderbeu, 3-1

Vllaznia – Studenti, 3-2

Partizani (pushim)

Renditja: Vllaznia 8 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

Superliga-Femra, java e 3-të

Partizani – Teuta, 3-0

Pogradeci – Korabi, 3-0

Tirana – Skënderbeu, 3-0

Vllaznia – Dinamo, 1-3

Renditja: Dinamo 9 pikë, Pogradeci 8 pikë, Tirana 8 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit