Pas fitores së Bayern Munich ndaj Werder Bremen, Harry Kane komentoi: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer. Për mënyrën si e nisëm ndeshjen, ndoshta duhej të kishim shënuar një ose dy gola më shumë që në fillim.
Humbëm disa raste, por pastaj u përmirësuam gjithnjë e më shumë. Shënuam në momentin e duhur, lejuam shumë pak mundësi për kundërshtarin dhe e mbajtëm mirë topin kur e kishim. Ishte një paraqitje dominuese dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
Sulmuesi anglez arriti një tjetër shifër historike; 100 gola në 104 ndeshje me Bayernin. Për këtë ai u shpreh: “Është e pabesueshme edhe për mua, të them të vërtetën. Është një nder të arrij 100 gola me këtë klub të madh. Jam vërtet krenar”.







