E BUJSHME! Xavi Hernandez projektohet trajner i Mario Mitajt

29 Shtator 2025
9:55
Alfred Lleshi
back button

Xavi Hernández, i shkarkuar nga Barcelona më 24 maj 2024 për shkak të rezultateve negative, mund të rikthehet shumë shpejt në stol. Sipas Fabrizio Romano, Al-Ittihad i Arabisë Saudite ka shfaqur interes për trajnerin katalanas, pas largimit të Laurent Blanc.

Klubi saudit ka në listë edhe emra me më shumë eksperiencë si Luciano Spalletti dhe Sérgio Conceição, ndërsa vendimi përfundimtar pritet brenda kësaj jave. Nëse marrëveshja konkretizohet, Xavi do të bashkohej me një tjetër legjendë të futbollit, Karim Benzema, aktualisht lojtar i Al-Ittihad, por edhe shqiptarin tonë kuqezi, Mario Mitaj.

Për Xavin nuk do të ishte eksperienca e parë jashtë Europës. Më herët ai ka drejtuar Al-Sadd në Katar, një etapë që i hapi derën për t’u rikthyer te Barcelona si trajner i parë. Nga Anglia, ndërkohë, emri i tij lidhet edhe me Manchester United, ku përflitet si pasues i mundshëm i Ruben Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit