Federico Bernardeschi, sulmues i Bologna, ka folur mbi përvojën e ndarjes së dhomës së zhveshjes me Cristiano Ronaldon te Juventusi: “Një njeri i jashtëzakonshëm, me thjeshtësi të pabesueshme. Në dhomat e zhveshjes ishte shembullor. Si lojtar, nuk ka nevojë të them asgjë.
Duhet të jesh i vetëdijshëm se ai është superior dhe të mos krahasosh kurrë me të. Ai është më shumë një kompani sesa thjesht shok skuadre. Në vitin e tij të parë mund ta fitonim realisht Champions-in, por nuk ja dolëm. Thënia se CR7 prishi ekuilibrat te Juventusi nuk është e vërtetë. Në fushë luhet me 11 lojtarë dhe skuadra ka 25”.
Ai foli edhe për krahasimin e portigezit me Messi: “Janë dy realitete që është e vështirë t’i kuptosh edhe si futbollist. Messi të rrëmben syrin, bën gjëra të pashpjegueshme, duket sikur ka një aureolë hyjnore. Cristiano gjithashtu e ka këtë, por ai ka bërë diçka që Messi nuk e ka bërë; ka ndryshuar futbollin dhe sportin në përgjithësi. Sot sportistët kujdesen për çdo detaj falë Ronaldos”.







