Simona Ventura: Milani kishte shumë nevojë për Allegrin, do ta doja bashkë me Conten në “Big Brother”

30 Shtator 2025
10:35
Alfred Lleshi
back button

Simona Ventura, e ftuar në “Pressing” të “Canale 5”, ka bërë një koment të lezetshëm mbi Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri: “Do t’i doja Conte dhe Allegri në ‘Grande Fratello’. Me Allegri kam bërë një nga intervistat e mia të para kur ishte futbollist, po ashtu me Conte. Do të ishte shumë interesante t’i shihja bashkë brenda shtëpisë së ‘Grande Fratello’, do të përballeshin në mënyrë fantastike”.

Ajo komentoi edhe startin e shkëlqyer të sezonit të Milanit, pas fitores ndaj Napolit: “Po luajnë shumë mirë, tri skuadrat kryesuese udhëhiqen nga trajnerë të mëdhenj. Eksperienca dhe aftësia e trajnerit janë thelbësore. Pa dyshim, duke parë sezonin e kaluar, Milani e ka nisur në mënyrë fantastike. Kjo skuadër kishte nevojë pikërisht për Allegrin në krye”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit