Real Madrid ka patur pak kohë për të rikuperuar pas hum bjes 2-5 në derbin me Atletico para ndeshjes që do të luajë sot në Champions League ndaj Kairat Almaty. Xabi Alonso duhet të rifitojë besimin dhe entuziazmin e tij sepse ka udhëtuar 8 orë për të luajtur sot në mbrëmje në Kazakistan në Champions.
“Ajo humbje na dhemb ende të gjithëve, por tani jemi në modalitetin e Ligës së Kampionëve. Nuk ka rëndësi kush është kundërshtari ynë apo nga vijmë, ne duam të fitojmë dhe të vazhdojmë të mbledhim pikë“, tha trajneri i “los blancos” Xabi Alonsio në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Pavarësisht nëse fiton apo humbet, ndjesia duhet të zgjasë 24 orë. Nuk ishte vetëm çështje qëndrimi, por edhe ritmi dhe taktikash, të cilat i analizuam. Duhet të përmirësojmë zgjidhjet tona për të garuar më mirë. Duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të përcaktojmë se kush duam të jemi”, shtoi trajneri spanjoll.
“Udhëtimi ka qenë i gjatë, por duhet të përshtateni. Ne kemi ndryshuar planin tonë të zakonshëm dhe më i zgjuari është ai që përshtatet. Nuk është pengesë apo justifikim. Ata kanë zgjidhje dhe profile të ndryshme, janë një ekip i drejtpërdrejtë, me ide të qarta dhe që luajnë mirë. Ne duhet të konkurrojmë mirë”, tha Xabi Alonso.







