Rafael Leao ka folur me ndjekësit e tij në Twitch rreth rikthimit të tij pas dëmtimit dhe një momenti “viral” ndaj Napolit, në ndeshjen që Milani e fitoi 2-1, edhe pse me inferioritet numerik për më shumë se gjysmë ore.
Për rikthimin e tifozëve në “San Siro”, ai tha: “Çdo herë që kundërshtarët vijnë në ‘San Siro’, duhet ta kuptojnë furinë. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Të gjithë, edhe lojtarët e rinj, e kanë kuptuar diferencën me tifozët në “San Siro. Me ta jemi shumë më të fortë”.
Momen Leao vs 7 pemain Napoli⚡️pic.twitter.com/pDCMF2LvEb
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) September 29, 2025
Rreth aksionit “viral” në kundërsulm, ku u përball me 7 lojtarë të Napolit: “Kjo ndeshje ishte e vështirë për nga fryma…, pastaj edhe me 10 lojtarë. Rasti i pamjeve ishte një kundërsulm; provova të bëja diçka, por nuk e kisha kuptuar që kishte kaq shumë kundërshtarë aty. Kisha parë vetëm Gutierrez dhe një tjetër, nuk kisha idenë se isha 1 kundër 7”.







