Galatasaray mundi Liverpool 1-0 në Champions League, por protagonistë nuk ishin vetëm lojtarët. Tifozët turq shfaqën pankarta pro-Palestinës, duke dënuar genocidin në Gaza, sipas tyre nga Izraeli, dhe kritikuar heshtjen e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë ato sportive. Mesazhet ishin të tilla: “Njerëzimi ka humbur ndërgjegjen në Gaza”, “Lejoni të jetojnë fëmijët në Gaza”, “Lironi Palestinën”.
Çështja e mundshme e përjashtimit të Izraelit nga UEFA dhe FIFA është aktuale. Federatat spanjolle, turke, norvegjeze dhe angleze kërkojnë një vendim të shpejtë. Megjithatë, presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin, është i kujdesshëm: “Sportistët duhet të mund të garojnë, pjesa tjetër të trajtohet ndryshe”. Një takim vendimtar i Komitetit Ekzekutiv është planifikuar më 3 dhjetor.
Ndërkohë, Galatasaray mund të përballet me pasojat disiplinore, pasi artikulli 16(2)(e) i rregullores UEFA i bën klubet përgjegjës për mesazhe provokuese politike nga tifozët, me gjoba ose mbyllje stadiumi. Nuk është hera e parë: më 2023, Celtic u gjobit me 17.500 euro për flamuj palestinezë, ndërsa PSG nuk u ndëshkua për “Free Palestine” kundër Atlético Madridit.







