Napoli-Sporting, kur Maradona humbi bastin e penalltisë gjatë ndeshjes: “Fituat, do të paguaj menjëherë…”

1 Tetor 2025
14:34
Alfred Lleshi
back button

Napoli dhe Sporting Lisbona do të përballen për herë të parë në Champions League, në stadiumin “Maradona”. Sfida e fundit mes tyre daton në vitin 1989, në Kupën UEFA, ku protagonist absolut ishte Diego Armando Maradona. Atëherë argjentinasi humbi një penallti, por episodi mbeti i paharruar për arsye tjetër: një bast me portierin e skuadrës portugeze, Tomislav Ivkovic.

Pas dy barazimeve pa gola, gjithçka u vendos me penallti. Ivkovic kujton: “I thashë Diegos: A vëmë bast se ta pres penalltinë? Ai pranoi. Vura 100 dollarë bast dhe e prita. Napoli fitoi gjithsesi”.

Maradona e mbajti fjalën. “Menjëherë pas ndeshjes më dha paratë, madje edhe fanellën e tij”, – tregon Ivkovic. Disa muaj më vonë, në Botërorin “Italia ’90”, portieri kroat e përsëriti historinë duke i pritur sërish penalltinë Maradonës në ndeshjen Argjentinë-Jugosllavi, por pa bast këtë herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit