Erling Haaland (25 vjeç), zakonisht shumë i rezervuar për jetën private, ka zbuluar disa detaje mbi raportin e tij me ish-futbollisten Isabel Haugseng Johansen (22 vjeçe), me të cilën ishte lidhur që para transferimit te Manchester City, më 2022. Në një intervistë për televizionin norvegjez NRK, sulmuesi tregoi me buzëqeshje: “Ajo m’u afrua e para. Më dërgoi një mesazh, edhe pse luante në të njëjtin klub me mua, Bryne Fotballklubb. Pra, më propozoi ajo mua”.

Ai përshkroi edhe se si duhet një takim ideal me partneren: “Unë përgatis darkën… Do të jetë pak e turpshme për të që e them, por edhe asaj i pëlqejnë video-lojërat. Luajmë bashkë ‘Minecraft’, ndërtojmë shtëpi dhe të tjera, ose shkojmë në Bryne dhe porosisim kebab”.

Me humorin e tij karakteristik, Haaland shtoi: “Në një dasmë, njeriu do të të shërbejë sa më mirë…, ndaj më mirë le të ketë kebab në menu”.







