Java e 6-të e Superiores nis me derbin Partizani-Tirana, ku të dyja ekipet po kalojnë momente të vështira dhe gjenden në fundin e tabelës. Partizani renditet i teti me 4 pikë, Tirana në vend të dhjetë me 2 pikë.
Partizani vjen me disa ndryshime në derbi, trajneri Milinkoviç ka lënë në stol emra si Buxhelaj e Mehmeti. Në anën tjetër, Bordin nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim.
PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Ndërkohë janë mësuar edhe arbitrat që do mbajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Arbitër kryesor është Eldorjan Hamiti, anësorë janë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Në VAR, Kreshnik Bajramaj.





