Dinamo bën detyrën ndaj Flamurtarit, fiton pastër dhe i zhyt në fund vlonjatët

4 Tetor 2025
17:36
Telesport
back button

Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Flamurtarit në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo.

Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran.

Fitoren e “Bluve” do e vuloste Thiago Nani me golin e tij në minutën e 74-të, me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në 10 minutat e fundit, edhe Dinamo luajti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Ferrukut. Sulmuesi i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq, pasi një goditjeje me takë në kokë të portierit të vlonjatëve Aleksovski, gjatë një dyluftimi mes tyre. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe ndëshkon sulmuesin e Dinamos me karton të kuq, i cili kishte vetëm pak minuta në fushë.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dinamo fiton 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari zhytet në fund me vetëm 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit