Superliga: Tirana e Skënderbeu fitojnë dhe i afrohen kreut, Partizani triumfon te meshkujt

4 Tetor 2025
21:29
Telesport
back button

Është mbyllur java e 4-t e Superligës në volejboll, me ndeshjet e mbetura në të dyja kategoritë të luajtura të shtunën në mbrëmje.

Te femrat, një fitore të lehtë korri skuadra kampione e Tiranës, që mundi 3-0 Korabin (25-10, 25-12, 25-13). Një sfidë që ishte një formalitet për vajzat bardheblu, ndërsa Korabi vijon të qëndrojë në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Pa problem fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 (25-16, 25-17, 26-24) Partizanin. Vetëm seti i tretë dhuroi emocione, ndërsa në dy setet e para në fushë dominoi skuadra korcare, që e meritoi fitoren dhe tri pikët.

Te meshkujt, skuadra e Partizani fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në Korcë (25-19, 25-17, 25-18). Ndeshje ku u përballën dy finalistët e sezonit të kaluar, por në fushë dominuan kryeqytetasit, ndjeshëm më superior në të trija setet.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Elbasani – Tirana, 0-3

Vllaznia – Erzeni, 3-1

Skënderbeu – Partizani, 0-3

Studenti (pushim)

Renditja: Vllaznia 11 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Studenti 4 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

Superliga-Femra, java e 4-t

Dinamo – Teuta, 3-0

Vllaznia – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Partizani, 3-0

Korabi – Tirana, 0-3

Renditja: Dinamo 12 pikë, Pogradeci 11 pikë, Tirana 11 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit