Elite Youth Development Academy, ndeshje miqësore me ekipet e Triumph Academy

5 Tetor 2025
12:27
Telesport
back button

Projekti i Federatës së Futbollit për zhvillimin e futbollit të të rinjve, Elite Youth Development Academy, vijon intensivisht përgatitjet në sezonin e dytë.

Këtë vit projekti është transferuar në Durrës, ku të rinjtë kuqezi akomodohen dhe stërviten së bashku, duke rritur çdo ditë e më shumë nivelin e tyre sportiv.

Këtë javë, ekipet e grupmoshës U15 dhe U16 u rikthyen në “Shtëpinë e Futbollit” për të zhvilluar ndeshje miqësore, të cilat i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen fizike të lojtarëve dhe për të përmirësuar më tej përgatitjen e tyre teknike. Ekipi U15 i Elite Academy u ndesh me ekipin U16 të Triumph Academy, ndërsa ekipi U16 u përball me ekipin U17.

Në javët në vazhdim, ekipet e Elite Youth Academy do të vijojnë stërvitjet e zakonshme dhe teste të herë pas hershme miqësore për të rritur nivelin e tyre futbollistik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit