Mesfushori i Milanit, Adrien Rabiot, foli për DAZN pas barazimit 0-0 ndaj Juventusit: “Ishte një ndeshje emocionuese për mua. Kam shumë ish-shokë këtu, e njoh mirë stadiumin, stafin dhe trajnerin Tudor. Jam i lumtur që u ktheva, por doja të fitoja. Gjithsesi, vazhdojmë rrugëtimin tonë.
I pyetur për ndjenjat e tij, shtoi: “Para ndeshjes ndjeva emocion, por më pas edhe zemërim, sepse donim ta fitonim ndeshjen, dhamë gjithçka. Na mungoi diçka, duhet të rritemi si skuadër. Sipas meje, janë dy pikë të humbura, sepse mund të bënim më mirë. Megjithatë, mbrojtëm mirë dhe nuk pësuam gol, kjo është pozitive, por kemi pak keqardhje”.
Për mënyrën e lojës, Rabiot theksoi: “Duhej të shfrytëzonim më shumë thellësinë dhe të ishim më të saktë para portës në pasimin e fundit e në gjuajtje. Të gjithë mund të jepnim diçka më shumë, edhe në agresivitet. Luanim jashtë fushe, kundër një skuadre të fortë, ndaj kjo pikë është e vlefshme, por mund ta fitonim ndeshjen”.







