Pas 3 fitoreve të para ndaj Parma, Genoa dhe Inter, skuadra bardhezi kishte dhënë shpresë, por tashmë Juventusi i Tudor duket i ngjashëm me atë të Thiago Motta, si vitin e kaluar është infektuar nga “virusi i barazimeve”.
Kundër Milanit, mes kampionatit dhe Champions-it, ishte barazimi i pestë radhazi pas ndeshjeve me Verona, Atalanta, Borussia Dortmund dhe Villarreal. Pozitivja? Skuadra mbetet e papërmbysur këtë sezon, por performanca ndaj Milanit ishte zhgënjyese.
Alarmi më i madh është në sulm, ku Tudor, duke bërë rotacion lojtarësh, nuk ka gjetur ende formacionin optimal. Kundër Milanit, vetëm Conceição ishte në nivelin e pritshëm, ndërsa Yildiz zhgënjeu. David, titullar pas vetëm 31 minutash në ndeshjen pararendëse, duket i pakoladuar dhe mungesa e vazhdimësisë ka ndikuar në performancën e tij. Openda mbetet një mister, me 204 minuta lojë pa gola apo asiste.
Pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve), Juventusi do të përballet me tri transfertat të vështira: Como, Real Madrid dhe Lazio, që do të tregojnë më shumë për ambiciet bardhezi këtë sezon.







