Statistikat tregojnë se ai ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon. Për pasojë, sulmuesi brazilian Endrick është bërë problem dhe Real Madrid po kërkon zgjidhje për të zgjidhur situatën e tij.
Sipas raporteve të shtypit spanjoll, “los blancos” po shqyrtojnë huazimin e tij që në merkaton e janarit. Klubi beson në potencialin e tij, por është i vetëdijshëm se ai duhet të luajë për ta realizuar atë, diçka që nuk duket e mundur për momentin në “Bernabeu”.
Sulmuesi brazilian mund të largohet nga Real Madrid për gjysmën e dytë të sezonit dhe thuhet se ekipe e West Ham, Real Sociedad dhe Valencia po e ndjekin nga afër talentin brazilian.







