Jo më ndeshje në kushte ekstreme, tenisi gati të ndërpresë turnetë pas problemeve në Kinë

8 Tetor 2025
9:35
Telesport
back button

Dhimbjet dhe tërheqja e Jannik Sinner si dhe të vjellat e Novak Djokovic janë vetëm simptomat e fundit të nxehtësisë së tepërt që prekin turneun “Shanghai Masters 1000”. Këto sëmundje kanë ngritur kambana alarmi në ATP, e cila aktualisht po vlerëson futjen e rregullave të reja në lidhje me kushtet ekstreme të motit, duke përfshirë ndërhyrjen e mundshme të një mjeku dhe pezullimin e ndeshjeve.

Në rast të kushteve të pafavorshme të motit, një mbikëqyrës i ATP do të jetë i pranishëm në fushë dhe loja mund të pezullohet në konsultim me një ekip mjekësh të mbështetur nga autoritetet lokale“, shpjegoi ATP.

Në të njëjtën kohë, shërbimet mjekësore tashmë po punojnë për të gjetur dhe zhvilluar zgjidhje të reja në rast të nxehtësisë ekstreme për të ndihmuar lojtarët gjatë ndeshjeve“, thuhet në deklaratën e ATP.

Edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje midis institucioneve të ndryshme që qeverisin botën e tenisit, organizatorët e turneve Grand Slam, ATP dhe WTA thuhet se tashmë po shqyrtojnë krijimin e një rregulli të ri që parashikon pushime më të gjata në lojë dhe pezullime të mundshme nëse është e nevojshme.

Shëndeti i lojtarëve është një përparësi dhe se futja e një rregulloreje të re po shqyrtohet nga lojtarë, turne dhe ekspertë të ndryshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit