Bayern bën pazar në Premier League, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin portugez Manchester City

25 Qershor 2024
9:42
Telesport
back button

Bayern Munich kërkon të kthehet menjëherë te protagonistët, jo vetëm në Bundesligë por edhe në Europë. Pas ardhjes së trajnerit të ri Vincent Kompany, drejtori sportiv Max Eberl ka nisur punën në merkato për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Orët e fundit kanë dalë zëra për një interesim për një kampion të Pep Guardiola. Bëhet fjalë për Bernardo Silva, mesfushori 29-vjeçar portugez, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro në kontratën e tij me Manchester City. Kontratë e cila skadon pas dy vitesh.

Bayern kërkon të paguajë këtë klauzolë, ndërkohë që po teston edhe Mancxhester City me planet e tij. Dhe në të njëjtën kohë, bavareztë po testojnë edhe vullnetin e lojtarit, nëse dëshiron apo jo të qëndrojë në Premier League dhe në Angli.

Sipas “Daily Star” është trajneri i ri i Bayern ai që po shtyn në transferimin e Bernardo Silva për shkak të përvojës së tij të madhe dhe shkathtësisë në fushë. Një përforcim perfekt dhe një kampion në arenën ndërkombëtare.

Për momentin Bernardo Silva është i lumtur te City dhe nuk duket se dëshiron të largohet, por një sfidë e këtij niveli mund ta intrigojë atë. Barcelona gjithashtu mbetet në prapavijë, një admirues prej kohësh, i cili megjithatë ka kufizime të dukshme financiare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit