“I kërkojmë ndjesë popullit serb, momenti më i vështirë në karrierë”

12 Tetor 2025
12:33
Telesport
back button

Për Serbinë ka nisur vajtimi. Humbja përballë kombëtares shqiptare në shtëpi është një nga momentet më të errëta të viteve të fundit.

Pas ndeshjes, kapiteni serb Mitrovic foli i zhgënjyer, duke pranuar se ky ishte momenti më i rëndë në karrierën e tij.

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time në kombëtare. Janë ditë të vështira për futbollin serb”.

“Ndeshja ishte e vështirë, aspak e këndshme për t’u parë, e vështirë për t’u luajtur, pa asnjë shans. Pësuam një gol nga koha shtesë. Një humbje e rëndë, e cila dhemb shumë. Periudha më e vështirë në 13 vitet e mia në ekipin kombëtar”.

“I kërkojmë ndjesë popullit, që nuk arritëm të arrinim një rezultat të mirë. Bëmë më të mirën tonë, por topi nuk donte të shkonte në portë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit