Zidane: Juventusi mbetet në zemrën time, por qëllimi im si trajner është Franca

13 Tetor 2025
7:43
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane, nga “Festivali i Sportit” në Trento foli për të ardhmen e tij si trajner: “Do të kthehem patjetër të trajnoj. Juventusin e kam në zemër, por objektivi im është kombëtarja e Francës”. Zidane tregoi se pas karrierës si lojtar e gjeti veten në trajning: “Nuk dija ç’të bëja për tri vite, pastaj ndoqa kursin e trajnerëve. Lippi më mësoi më shumë se kushdo, Ancelottin e kam mik dhe ka qenë thelbësor në karrierën time”.

Ai shtoi: “Trajneri vlen 80% në një klub. Kam pasur lojtarë fantastikë si Ronaldo, Benzema, Kroos, Modric… Cristiano humbiste topa, por bënte gola të pabesueshëm”. Për vitet te Juventusi (1996–2001) tha: “Ishte periudhë e mrekullueshme. Agnelli më telefononte në 6 të mëngjesit për të më uruar kur luaja mirë. Del Piero ishte i jashtëzakonshëm”.

Zidane zbuloi edhe si kaloi te Real Madridi: “Florentino Pérez më dha një copë letër, ku shkruante: Do të vish te Reali? Unë pranova”. Francezi përfundoi duke përmendur idhullin e tij Enzo Francescoli: “Sot, talenti që më pëlqen është Yamal. Edhe Yildiz më pëlqen, por duhet të rritet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit