Maignan mbështet Rabiot: Milan-Como në Australi? Çmenduri. Po humbasim të luajturit në shtëpi

13 Tetor 2025
8:19
Alfred Lleshi
back button

Vijon debati për vendimin që ndeshja Milan–Como të luhet në Perth, Australi. Pas kritikave të Rabiot dhe kundërpërgjigjes së ashpër të De Siervo, edhe portieri francez Mike Maignan është rreshtuar në anën e shokut të skuadrës. “Jam plotësisht dakord me Rabiot, – deklaroi ai nga grumbullimi me Francën. – Sot mendohet shumë për aspektin financiar dhe harrohen gjëra të tjera. Është një ndeshje e Serie A, nuk e kuptoj pse duhet të luhet jashtë. Ne kemi objektiva të rëndësishëm dhe kështu humbasim avantazhin e një ndeshjeje në shtëpi”.

Fjalë që përforcojnë kritikat e Rabiot, i cili kishte thënë: “Milan–Como në Australi? Është plotësisht absurde. Flitet për kalendarët dhe shëndetin e lojtarëve, por kjo është çmenduri. Si mund të udhëtosh kaq shumë kilometra për një ndeshje mes dy skuadrave italiane”.

Qëndrim të ngjashëm kanë mbajtur edhe AIC, Shoqata Franceze e Futbollistëve dhe Maurizio Sarri, i cili u shpreh: “Adrien ka të drejtë, paratë nuk justifikojnë gjithçka. Përgjigjja ndaj tij ishte e papërshtatshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit