Sacchi: Pse të mos e imagjinojmë Zidane te Juve? Do të ishte zgjedhje romantike…

13 Tetor 2025
10:56
Alfred Lleshi
back button

Në një shkrim për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka folur për të ardhmen e Zinedine Zidane: “Pyetja ime është: pse një trajner që ka krijuar një ‘makineri’ kaq të bukur futbolli nuk po punon? E di që ai dëshiron të jetë trajner i Francës dhe kjo është e kuptueshme. Si futbollist ishte hero për vendin e tij, duke e udhëhequr kombëtaren fillimisht drejt titullit botëror e më pas europian”.

Sacchi ka një dëshirë tjetër: “Kam një shpresë. Ai ka qenë juventin i madh, u bë yll me fanellën bardhezi, pati si mentor Marcello Lippi dhe mësoi shumë prej tij. Atëherë, pse të mos e imagjinojmë Zidane në pankinën e Juves? Jo tani, jo menjëherë, sepse do të ishte e papërshtatshme për punën e Tudor”.

Sacchi shton: “Do të doja që dikush si Zidane, që gjithmonë ka vënë në qendër futbollin sulmues, beson te loja kolektive dhe talenti në shërbim të skuadrës, të hynte në botën e Serie A. Kampionati ynë vetëm do të përfitonte nga prania e tij. Zidane te Juventusi do të ishte një prekje romantizmi, që shpesh mungon në futbollin bashkëkohor. Mendohu, Zizou”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit