Pavarësisht se skuadra e Milan ndryshoi shumë këtë verë të tjera risi pritet të ndodhin në merkaton e janarit. Klubi po shqyrton mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të aftë, që ofron përvojë dhe besueshmëri.
Një vendim ky që vjen duke pasur parasysh se rezervat e vetme për treshen titullare të Milan, Tomori, Gabbia dhe Pavlovic janë aktualisht De Winter dhe 19-vjeçari Odogu, i cili ka luajtur vetëm disa minuta kundër Lecce në Kupën e Italisë.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, një emër që konsiderohet është ai i Joe Gomez i Liverpool, një transferim i humbur gjatë verës. Anglezi, 28-vjeç, ka luajtur vetëm 29 minuta midis Premier dhe Champions League.
Ai është praktikisht në periferi të planeve të Arne Slot, megjithëse dëmtimi i Leoni e ka bërë mbrojtjen e “reds” me pak alternative. Një emër tjetër është Mario Gila i Lazio, një nga transferimet e fundit të Tare si drejtor sportiv në atë klub.
Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2027 dhe në muajt e ardhshëm mund të hapet një mundësi interesante për ta rrëmbyer atë nga klubi i Lotitos për një tarifë jo astronomike.







