“Nik është faji i tij”, Nagelsmann mbron Wirtz: Ja çfarë duhet të bëjë

14 Tetor 2025
10:59
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka mbrojtur formën e Florian Wirtz pas një fillimi të qetë të karrierës së tij me skuadrën e Liverpool.

Mesfushori sulmues ende nuk ka regjistruar asnjë gol në Premier League për “reds” që kur u bashkua me një transferim mbi 100 milionë stërlina nga Bayer Leverkusen.

Edhe nëse nuk ka shënuar një gol, ai është lojtari që krijon më shumë raste në Premier League“, tha Nagelsmann kur u pyet për Wirtz.

Nuk është faji i tij nëse shoku i tij i ekipit nuk i krijon ato, dhe statistika nuk është as një e treta e së vërtetës. Ai thjesht duhet të mësohet me Premier League”, tha Nagelsmann.

E kam parë të ndihet plotësisht i çliruar. Ai e di se çfarë është i aftë të bëjë dhe si funksionojnë gjërat. Jo gjithmonë i është dhënë gjithçka, ai do të punojë shumë edhe tani”, tha trajneri gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit