“Ishte për të ardhur keq”, Van der Vaart kundër yllit të Holandës: Nuk ka pasion

26 Qershor 2024
10:59
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i Holandës dhe Tottenhamit, Rafael van der Vaart, sulmoi hapur Virgil van Dijk.

Ish-mesfushori i Real Madridit ishte i zhgënjyer nga skuadra holandeze në Euro 2024.

Pavarësisht se mori katër pikë nga dy ndeshjet e para, Holanda po kualifikohet në raundin e 1/8-ave si një nga vendet e treta më të mira, pasi humbi ndaj Austrisë të martën.

“Ne luajtëm ashtu siç foli Virgil van Dijk!”, tha Van Der Vaart në kanalin televiziv holandez NOS.

“Ne thjesht duhej të shikonim një performancë të turpshme! Dua që kapiteni i vendit tonë të tregojë pak PASION!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit