Pas Lionel Messi, edhe sulmuesi tjetër i Argjentinës, Lautaro Martinez, postoi në faqen e tij në Instagram një letër të hapur për tifozët pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës.
“Ne dhamë gjithçka për të fituar Kupën e Botës të dytë radhazi, por këtë herë nuk ishte e thënë të ndodhte. Jam shumë krenar që jam argjentinas“, shkruan Lautaroi Martinez, që në finale nuk luajti asnjë minutë.
Më tej, ai thumbon trajnerin Lionel Scaloni, i cili nuk e la të dilte në fushë: “Do të doja të përpiqesha të ndihmoja ekipin në fushë dje, por s’ka gjë”.
“Faleminderit të gjithëve që na mbështetën gjatë kësaj Kupe Bote, duke udhëtuar kilometër pas kilometri për të qenë aty për ne, dhe të gjithëve që na mbështetën nga çdo cep i vendit tonë“, tha sulmuesi i Inter.







