Nis Kupa e Botës në ski, Lara Colturi e mbyll në vendin e shtatë sllallomin gjigand në pistën e Soelden

25 Tetor 2025
14:58
Telesport
back button

Në pistën e Soelden, në Austri, nisi sot Kupa e Botës për femra në ski, sezoni 2025-2026, me garën e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që bëri një paraqitje shumë të mirë.

Pas dy zbritjeve, ajo u rendit në vendin e shtatë, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’18”27. Pas zbritjes së parë, koha e Colturi ishte 1’09”14, ndërsa në zbritjen e dytë ajo dha kohën 1’09”13 (pra, kohë thuajse identike).

Në renditjen e përgjithshme, Colturi ishte +1’76” nga fituesja. Vendi i shtatë për skiatorën 19-vjecare shqiptare është një rezultat i mirë, në një sezon që pritet të jetë pozitiv për Colturi, pasi kulmon me Lojërat Olimpike dimërore “Cortina 2026”.

Në këtë debutim sezonal, skiatorja kuqezi bëri një paraqitje të mirë, duke qenë konstante në të dyja zbritjet. Vendi i shtatë në Soelden është shpresëdhënës për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit