Rrezikon shumë në fund, por Man. United merr fitoren e tretë rresht pas shumë kohësh (video)

25 Tetor 2025
20:23
Telesport
back button

Pas shumë sezonesh, Manchester United ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League. “Djajtë e Kuq” kanë mundur në “Old Trafford” 4-2 Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

Serinë e golave e hapi Matheus Cunha në minutën e 24-të, braziliani shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 33-të ishte radha e Casemiro për të dyfishuar shifrat. Braziliani shënon me një goditje të fortë nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve miq.

Në minutën e 60-të ishte Bryan Mbeumo që shënoi golin e tretë pas asistit të bukur të Benjamin Sesko. Në minutën e 73-të, një ish- i “Djajve”, Danny Welbeck, shënon për Brighton një supergol nga goditja e dënimit.

Në minutën e 90+2, Brighton shënon golin e dytë me Charalampos Kostoulas, i cili shënon me kokë pas krosimit nga këndi nga James Milner. Në minutën e fundit shtesë ishte Bryan Mbeumo që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 4-2 të Man. United. “Djajtë” renditen në vendin e katërt me 16 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit