Liverpool në “shok total”, Brentford i shënon dy herë në pjesën e parë (video)

25 Tetor 2025
21:56
Telesport
back button

Pas fitores 1-5 në mesjavë ndaj Eintracht Frankfurt në Champions League, u duk sikur Liverpool i dha fund humbjeve rresht dhe tani do vinte edhe kthesa e madhe në Premier League.

Liverpool është duke u mundur 2-1 nga Brentford, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të në Premier League. Ouattara Da. shënoi fillimisht për vendasit që në minutën e 4-të, pas një topi të ardhur nga një rivënie e gjatë anësore. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard.

Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, të cilët do të kërkojnë të shmangin humbjen e katërt rresht në Premier League.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit