Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme, por vendimi i është komunikuar tashmë teknikut kroat. Arsyeja janë rezultatet negative; 3 humbje radhazi (e fundit mbrëmë në fushën e Lazios, pas disfatave ndaj Comos dhe Real Madridit) dhe 8 ndeshjeve pa fitore, 4 prej të cilave pa shënuar asnjë gol.
Për zëvendësuesin, klubi pritet të bëjë një zgjidhje të brendshme. Massimo Brambilla, trajneri i skuadrës Next Gen, është favorit për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen e së mërkurës kundër Udinese. Lista e kandidatëve për ta zëvendësuar Igor Tudor (full time) ndahet mes emrave italianë dhe profileve ndërkombëtare.
Opsionet italiane: Emri që bie më shumë në sy është ai i Luciano Spalletti, siç u konfirmua edhe gjatë emisionit “Pressing”. Gjithsesi, mbetet e hapur edhe pista e një tjetër ish-trajneri të Italisë, Roberto Mancini. Ndërkohë, Raffaele Palladino ka mbështetjen e drejtorit teknik Modesto, me të cilin ka punuar në kohën e Monza.
Opsionet e huaja: Drejtori i përgjithshëm Comolli mund të analizojë edhe kandidatura si Terzic, Rose, Xavi apo Southgate. Vendimi përfundimtar pritet në orët në vijim dhe mund të varet nga paraqitja kundër Udinese.







