Tirana e Dinamo në kryeqytet si dhe Skënderbeu e Pogradeci në juglindje dominojnë në Kupën e Shqipërisë

1 Nëntor 2025
20:32
Telesport
back button

Pas përfundimit të fazës së parë të Superligës kanë nisur sot ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, me ekipet e ndara në dy grupe.

Në Grupin A, Pogradeci mposhti me lehtësi 3-0 Korabin (25-16, 25-10, 25-13), një ndeshje që ishte si një stërvitore per liqenoret. Një rezultat që pritej duke qenë se përballë janë dy ekipet që ndodhen në ekstremet e renditjes në kampionat.

Fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij triumfoi 3-1 ndaj Partizanit (25-21, 25-15, 19-25, 25-19). Kryeqytetaset u përpoqën të bëjnë surprizën por pa sukses, teksa vajzat e Skënderbeut bënë diferencën në fushë.

Në Grupin B, fitore për Tiranën kampione, që mundi 3-0 (25-16, 25-17, 25-17) Vllazninë në “Fahrie Hoti”. Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu në të trija setet, që e merituan fitoren dhe tri pikët e para në grup.

Me fitore e nis këtë turne edhe Dinamo, e përfshirë mes polemikash këtë javë pas cështjes Ferreira, e cila e pezulluar nuk luajti as sot. Gjithsesi, kryeqytetaset fituan 3-1 ndaj Teutës (25-11, 26-24, 17.25, 25-15), në një ndeshje të komanduar shumicën e kohës.

Femra – Grupi A

Pogradeci – Korabi, 3-0

Skënderbeu – Partizani, 3-1

Renditja: Pogradeci 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Partizani 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Femra – Grupi B

Tirana – Vllaznia, 3-0

Dinamo – Teuta, 3-1

Renditja: Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit