Flick: Me rëndësi janë tri pikët. Po t’i kishim finalizuar rastet, ndeshja do të mbyllej 6-2

3 Nëntor 2025
7:50
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores 3-1 të Barcelonës ndaj Elche, Hansi Flick u shfaq i kënaqur, por edhe autokritik: “Më të rëndësishme janë tri pikët, por ka gjëra që duhet t’i përmirësojmë. Bëmë shumë gjëra mirë, disa jo aq. Donim t’i shtypnim lart në fillim dhe ia dolëm, sepse shënuam dy gola”.

Ai shtoi se skuadra krijoi shumë raste, por nuk i shfrytëzoi: “Po t’i kishim finalizuar, do të mbyllej 6-2”. Për mungesën e Pedrit: “Është lojtar i jashtëzakonshëm, por të tjerët reaguan mirë. Frenkie po luan në nivel të lartë, edhe Casadó gjithashtu”.

Trajneri foli me kujdes për Yamal: “Pubalgia e tij duhet menaxhuar, po rikuperon, por ende nuk është plotësisht i shëruar”. Ai vlerësoi gjithashtu Fermín López për dy asistet dhe Rashford për golin e tretë: “Është lojtar i rëndësishëm dhe mund të japë më shumë”. Flick përmendi edhe Eric García: “Ka bërë një hap të madh përpara”. Falë kësaj fitoreje, Barça mbetet e dyta me 25 pikë, 5 pas Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit