Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

9 Nëntor 2025
15:58
Telesport
back button

Skënderbeu ka marrë fitoren e tretë rresht në Kategorinë e Parë, këtë herë në transfertën ndaj Apolonisë, në sfidën e luajtur në “Loni Papuçiu”, ku korçarët fituan 2-3.

Fierakët gjetën të parët golin në minutën e 15-të me Trifonin, korçarët përmbysën shifra brenda dy minutash me Nasr dhe Musa 19′ dhe 21′. Barazimi do të vinte pak minuta më pas për vendasit, ku shënoi Topi.

Në pjesën e dytë, Nasr vulosi fitoren e Skënderbeut 2-3 me golin e tij në minutën e 55-të, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen me 28 pikë, Apolonia mbetet në vendin e 7-të me 13 pikë.

Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërsa Korabi dhe Lushnja arritën fitore minimale 1–0 respektivisht ndaj Kukësit dhe Ilirisë.

Besa dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa Burreli mposhti Pogradecin me rezultatin e pastër 2–0.

Renditja e plotë në Kategorinë e Parë pas 11 javësh është kjo:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit