Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat e fundit për javën e 11-të në Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta është duke fituar 2-0 ndaj Partizanit.
Durrsakët gjetën golin e parë në minutën e 32-të me një aksion të shkëlqyer, toli asiston për Fadairo, ky i fundit dërgon topin në zonë, aty ku ishte Xhoel Macolli, i cili shkundi rrjetën me një goditje klasi. Festë e madhe te “Djemtë e Detit”, ku nga gëzimi shihet duke çaluar trajneri Enkelejd Dobi.
Në minutën e 39-të, Ardit Toli shënon direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Teutës. Në sfidën tjetër në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola.





