Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit

10 Nëntor 2025
8:42
Telesport
back button

Tjetër ndalesë në Premier League për Manchester United, që barazoi 2-2 ndaj Tottenham, në një ndeshje me shumë përmbysje. “Djajtë e kuq” shpërdoruan avantazhin fillestar, kur u përmbysën nga Spurs në pak minuta dhe më pas arritën të barazojnë në shtesë.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, diskutoi hapur mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të ri në janar. Ndeshja kundër Tottenham u ndikua edhe nga dëmtimet e Benjamin Šesko, Harry Maguire dhe Casemiro, me sulmuesin slloven që la fushën me një dëmtim në gju.

Portugezi konfirmoi qëllimin e tij për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së dimrit, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui për Kupën e Kombeve të Afrikës: “Duhet të monitorojmë gjithçka, të shohim se çfarë i ndodhi Šesko”.

Sigurisht, do të kemi një problem me Kupën e Kombeve të Afrikës, por e dinim tashmë këtë. Do ta shohim, kur të hapet afati kalimtar, nëse mund ta përmirësojmë skuadrën dhe të rregullojmë disa gjëra“, deklaroi Amorim, që mund të mbajë Joshua Zirkzee nëse do të gjendet pa sulmues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit