Frenkie De Jong ka qenë prej kohësh një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve të skuadra e Barcelonës. Holandezi së fundmi rinovoi kontratën e tij me katalanasit, por ishte në qendër të shumë spekulimeve gjatë verës.
Ish-lojtari i Ajax foli për mundësinë e një transferimi në Angli verën e kaluar, kur mjaft skuadra e kërkuan: “Premier League? Nuk mendoj se do të luaj atje. Ka pasur oferta, por jam i lumtur këtu te Barça”.
“Nuk e mohoj se Premier League është liga më e mirë tani, ashtu siç ishte La Liga 10 vjet më parë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të luash atje për të provuar se je një lojtar i shkëlqyer. Unë e kam marrë vendimin tim”, tha De Jong.







