“Një lojtar do të jetë vendimtar ndaj Zvicrës”, Capello: Kam vetëm një frikë

29 Qershor 2024
13:38
Denis Hakanaj
back button

Fabio Capello mendon se Federico Chiesa duhet të bëjë diferencën kundër Zvicrës, por është i shqetësuar se italianët ‘mendojnë më shumë se duhet’ ndonjëherë.

Italia do të përballet me Zvicrën në fazën e 1/8-ave në EURO 2024 në Berlin sot.

Takimi nis në orën 18:00 në Olympiastadion, i njëjti vend ku “Axurrët” fituan Kupën e Botës 2006 në një finale kundër Francës.

Djemtë e Luciano Spalletti-t u kualifikuan në raundin e 1/8-ave falë barazimit të vonë kundër Kroacisë, ndërsa zvicerani përfundoi me lehtësi pas Gjermanisë dhe mund të kishte fituar edhe Grupin A.

“Kam parë Zvicrën duke luajtur dhe jam i bindur se nënvlerësimi i tyre do të ishte një gabim i madh”, ka shkruar Capello në rubrikën e tij për La Gazzetta dello Sport.

“Ata kanë gjithçka që duhet për të na krijuar telashe, duke filluar nga qëndrimi i tyre në fushë. Ata janë një ekip solid, praktik, i përulur dhe i thjeshtë, dhe nëse ka një gjë që kemi kuptuar në këtë Europian, është se ata që bëjnë gjëra të thjeshta marrin rezultate”.

Capello është i befasuar nga partneriteti në mesfushë mes Granit Xhakës dhe Remo Freuler i Bologna-s.

“Mënyra se si ata qëndrojnë në fushë është manifestimi i të gjithë ekipit”, theksoi ish-trajneri. “Gjithmonë reagues dhe të gatshëm për sakrifica, ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ekipin”.

Por skuadra e Italisë do të përballet me më shumë kërcënime me sulmuesit “të paparashikueshëm” Dan Nodye dhe Breel Embolo, “liderin e mbrojtjes” Manuel Akanji dhe portierin e Interit, Yann Sommer, i cili është gjithmonë “i fokusuar” dhe ka mjaft “personalitet dhe përvojë”.

Pra, çfarë do t’u duhet italianëve për t’u kualifikuar në çerekfinale?

“Një skuadër konkrete e aftë për të krijuar mundësi për të shënuar, siç e pamë për 70 minuta kundër Shqipërisë. Njëkohësisht duhet të shfaqin dëshirën që u shfaq pas golit të Modric në Leipzig”, u përgjigj Capello.

Ish-trajneri i Anglisë dhe Rusisë emëroi një lojtar italian që do të duhet të luajë një rol të madh këtë mbrëmje: Federico Chiesa.

Ylli i Juventusit duhet të “lërë shenjë që në fillimin e ndeshje me aftësitë e tij: driblimi, ritmi dhe guximi”, tha Capello.

“Futja e tij kundër Kroacisë ndryshoi lojën. Këtë herë, ai duhet të bëjë diferencën nga minuta e parë. Krahu i majtë i Zvicrës është pika më e dobët dhe Chiesa ka gjithçka për të ngatërruar skuadrën e Yakin me një kundër një”.

Gjithsesi, Italisë do t’i duhet edhe “fryma e ekipit” sepse “kur kombëtarja është e bashkuar, nuk ka rivalë të pamundur për t’u mposhtur”.

Capello pranoi se Italia ndonjëherë duket “shumë e shqetësuar për të ndjekur udhëzimet taktike të trajnerit, kështu që ato nuk janë praktikë sepse mendojnë më shumë se duhet”.

Në të njëjtën kohë, Italia ka qenë në gjendje të “sjellë ide në fushë dhe të jetë agresive dhe e guximshme. Sa herë që ndodh, është e vështirë t’i ndalosh ata. Modric me shokët dinë diçka për këtë”, përfundoi Capello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit