“Jam përmirësuar shumë me Xabi Alonso-n”, Tchouameni: Ja çfarë ka qenë thelbësore

19 Nëntor 2025
10:32
Telesport
back button

Në një intervistë për “L’Equipe”, mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, vlerësoi punën e trajnerit Xabi Alonso. Sipas francezit, trajneri i ardhur këtë verë, ka qenë thelbësor për zhvillimin e tij në fushë.

Që nga dita e parë, patëm videokonferenca, vetëm ne të dy. Ai më tregoi pamje nga sezoni, duke u përqendruar te pozicionimi, çfarë mund të përmirësoj, çfarë mund të ndërtoj. Pozicionimi, loja me dhe pa top”, tha Tchouameni.

Më tej, mesfushori francez shtroi: “Që nga fillimi i sezonit, kam ndjerë se jam përmirësuar në disa fusha. Pozicionimi me top, loja përpara, pozicionimi në mesfushë, në shumë drejtime”.

Mund të vraposh shumë, por gjithashtu duhet të dish si të vraposh në mënyrë efikase. Ndonjëherë nuk duhet shumë përpjekje për të marrë topin në pozicionin e duhur dhe humb më pak energji”, tha Tchouameni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit