Jo vetëm Nico Paz… Në shënjestër të Real Madridit edhe Szoboszlai, por në janar është e pamundur

21 Nëntor 2025
9:38
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi po vazhdon ta ndjekë me kujdes Premier League dhe, pas ardhjes befasuese të Trent Alexander-Arnold për vetëm 10 milionë euro, verën e kaluar, ka shënjestruar një tjetër yll të Liverpool-it, Dominik Szoboszlai.

Sipas programit spanjoll “El Chiringuito”, Szoboszlai është prioritet për Florentino Perez, por lidhja e tij me Liverpool-in deri më 2028 e bën të pamundur një transferim të menjëhershëm, veçanërisht në një sezon të vështirë për “Reds”. Klubet nuk kanë dëshirë të hapin negociata për shitje dhe rinovimi i kontratës me rritje page e tregon vlerën e lojtarit hungarez në “Anfield”.

Nga ana tjetër, mesfushori-sulmues Nico Paz pritet të rikthehet te Real Madridi verën e ardhshme, me klauzolën 9 milionë euroshe që Pérez mund ta aktivizojë pa problem. Talenti argjentinas është gjithashtu i ndjekur nga trajneri i kombëtares, Scaloni, që sipas zërave mediatikë do ta thërrasë për Botërorin 2026. Rikthimi i Paz te Real Madridi do të ndodhë pas turneut ndërkombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit