Heroi i Real Madridit, Guti ka thënë se i ka dërguar një fanellë me firmën e tij Kvicha Kvaratskhelia me kërkesë të yllit të Napolit.
Guti pranon se do të dëshironte ta shihte yllin e Gjeorgjisë një ditë duke luajtur për Realin.
Ai zbuloi mesazhin e tij për Kvaratskhelia në El Chiringuito: “Shpresoj që të pëlqeu fanella dhe që ëndrrat të bëhen realitet.
“Ne po të presim në Madrid. Jam pak i zemëruar me Kvara sepse i kemi shkruar njëri-tjetrit në Instagram dhe ai më ka premtuar fanellën e tij, të cilën ende nuk e kam marrë.
“Do ta kontaktoj nga këtu, shpresoj që ai të më dërgojë një nga kombëtarja e Gjeorgjisë, me të cilën tani luan në Euro 2024. Unë me të vërtetë dua ta kem fanellën e tij në shtëpi. Por nuk dua fanellën që do eliminojë Spanjën!”.
Spanja do të përballet sonte me Gjeorgjinë në fazën e 1/8-ave të Europianit.