Joachim Andersen ka kritikuar dy vendimet e VAR që ndëshkuan Danimarkën kundër Gjermanisë.
Të shtunën në mbrëmje Gjermania rezervoi vendin e saj në çerekfinalen e Euro 2024 me fitoren 2-0 kundër danezëve në 1/8-at.
Një penallti e Kai Havertz dhe një gol i mrekullueshëm solo nga Jamal Musiala i dhanë fitoren organizuesve të turneut, por asnjë nga golat nuk ishte tema kryesore e ndeshjes.
Danimarka mendoi se kaloi në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen mposhti Manuel Neuer nga brenda zonës së rreptësisë.
Megjithatë, goli u anulua pasi VAR-i dhe sistemi gjysmë i automatizuar jashtë loje tregoi se një pjesë e këmbës së Thomas Delaney ishte jashtë loje kur ai pasoi për Andersen.
Minuta më vonë, Andersen u penalizua më pas në zonën e tij kur krosi i David Raum preku gishtat e mbrojtësit.
Vendimi i gjyqtarit Michael Oliver në fushë ishte ‘jo penallti’, por pasi ai u këshillua të rishikonte incidentin duke përdorur monitorin nga fusha, zyrtari anglez dha një goditje nga pika e bardhë, të cilën Havertz e ktheu në gol.
Ishin disa minuta të vështira për Andersen, dhe pas ndeshjes ai i bëri të qarta ndjenjat e tij për dy incidentet.
“Ishte një çmenduri dhe aspak penallti. Nuk mund të vrapoj me krahët pas shpine dhe të luaj futboll”, tha mbrojtësi për TV2.
“Raum është gjysmë metri larg meje dhe më godet topin në dorë, kështu që nuk mund të shoh se çfarë mund të bëj për ta parandaluar atë”.
Andersen më pas adresoi golin e tij të anuluar, që do të ishte goli i tij i parë për Danimarkën.
“Pozicioni jashtë loje është gjithashtu i vështirë për t’u parë. Është aq minimale sa duhet ta kërkosh vërtetë me mikroskop. Por vendimi për prekjen e topit me dorë është më i çmenduri që kam parë ndonjëherë.
“Këto vendime vendosin ndeshjen. Nëse goli ynë do të ishte lejuar, jam i bindur se do ta kishim fituar ndeshjen”.
Kur u pyet nëse ai kishte folur me gjyqtarin Oliver për incidentet, Andersen tha: “Nuk mund të flasësh me gjyqtarët në ditët e sotme”.
Gjermania do të përballet me Spanjën ose Gjeorgjinë në çerekfinale në Shtutgart më 5 korrik.