Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka thënë se po punon për përmirësimin e marrëdhënies së tij në fushë me Jude Bellingham, me dyshen që akoma nuk ka kombinuar në shënimin e një goli në Euro 2024, pavarësisht se janë dy prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Nga këndvështrimi i kapitenit, unë flas gjithmonë me të gjithë lojtarët dhe me Jude, ne gjithmonë po flasim se si mund të përmirësohemi.
“Ne shikuam videot e ndeshjes së Danimarkës për të parë se si mund të luajmë më mirë. Do të kishim dashur të kishim luajtur më mirë dhe të kishim më shumë lidhje.
“Por unë ende ndihem sikur lëvizjet janë aty. Ne po ecim shumë mirë dhe mendova se ishte shumë më mirë se dy ndeshjet e para. Marrëdhënia është ende mjaft e re.
“Edhe pse kemi luajtur pak së bashku, ka ende gjëra që të dy mund t’i bëjmë më mirë. Ne shpresojmë që ndërsa turneu vazhdon të rritemi gjithnjë e më shumë. Nga këndvështrimi i Jude, ai thjesht duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën”.
“Në këto kompeticione, gjërat ndodhin shumë shpejt. Në ndeshjen e parë, ai ishte lojtari i ndeshjes dhe në dy ndeshjet e fundit, asnjë prej nesh nuk e ka arritur nivelin që dëshironim me të vërtetë.
“Kështu që nuk ka asnjë shqetësim për Jude. Ai është një djalë i mrekullueshëm, ai beson në vetvete 100 për qind dhe nga të dyja këndvështrimet tona, ne duam të dalim në fushë dhe të rrisim nivelet tona”.