“Duket se nuk ka besim te vetja”, kritika për Alonso-n: Më kujton Benitez-in

24 Nëntor 2025
14:08
Telesport
back button

Tri ndeshje radhazi pa fitore.

Pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Liverpool-it dhe barazimit 0-0 në fushën e Rayo Vallecano, kthimit në fushë pas kombëtareve nuk ka qenë i mirë për Los Blancos, me barazimin 2-2 kundër Elche-s që ka lënë një shije të hidhur në gojë.

Në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Xabi Alonso. Zgjedhjet e trajnerit bask, si aktivizimi i Fran Garcia-s në krahun e majtë ose Rodrygo nga minuta e parë, i dukur në vështirësi, kanë shkaktuar polemika në rrjetet sociale para ndeshjes dhe barazimi i ndeshjes ka konfirmuar dyshimet.

Edhe yjet e ekipit si Valverde, Bellingham dhe Vinicius Jr. duket se nuk ndjekin një filozofi të qartë loje, edhe Mbappe, shpesh protagonist për mirë, nuk po arrin të bëjë diferencën në ndeshjet e fundit.

Shumë gazetarë dhe opinionistë madrilenë nuk i kanë kursyer kritikat ndaj trajnerit: “Alonso po kalon një moment delikat, nuk ka sintoni me skuadrën”, ka deklaruar Javi Herraez i Cadena SER.

Juanma Rodriguez e El Chiringuito ka shtuar: “Edhe ai duket se nuk ka besim tek ajo që po bën. Po fillon të më kujtojë Rafa Benitez”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit