Lautaro Martinez karikon skuadrën pas humbjes në derbi dhe para sfidës në Europë

25 Nëntor 2025
10:58
Telesport
back button

Tek Inter kanë mbetur të zhgënjyer pas humbjes 0-1 në derbi ndaj Milan. Në një postim në profilin e tij në Instagram, Lautaro Martinez u dërgoi një mesazh të gjithë tifozëve të Interit pas humbjes.

Çohuni dhe ecni përpara, si gjithmonë“, shkroi kapiteni zikaltër, i cili nuk dha atë që pritej në fushë. Inter do të rikthehet në aksion të mërkurën kundër Atlético Madrid në Champions League.

Duket se Martinez kërkon të karikojë skuadrën pas dështimit në derbi dhe të vazhdojë rrugëtimin e mirë në Europë, ku Inter nuk ka asnjë humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit