“Para ndeshjes nuk e dija që nuk do të luaja titullar, por ky është vendim i Spallettit. Jam i lumtur për fitoren dhe që e ndihmova pak skuadrën në pjesën e dytë”. Kenan Yildiz ishte protagonist i fitores së Juves në fushën e Bodo/Glimt.
Hyrja e tij në fushë në fillim të pjesës së dytë, në vend të Adzic, i ndryshoi fytyrën skuadrës bardhezi. “Më vjen keq për golin e anuluar të Miretti, – tha turku për “Sky” pas ndeshjes. – Ai bëri një ndeshje të bukur dhe asistimi im do të kishte qenë qershia mbi tortë”.
Nga ana e tij, Openda u shpreh: “Po buzëqesh sepse jam i lumtur për golin tim të parë me Juventusin dhe sidomos për fitoren. Sot tregova se si mund ta ndihmoj skuadrën. Muajt e parë të vështirë? Nuk ishte e lehtë, sepse nuk po shënoja, por gjithmonë kam pasur besim falë mbështetjes së klubit”.







