Arkitekti i Sllovakisë, Calzona: “Ekipi ndoqi planin sipas shkresave të mia, kam vetëm një peng”

30 Qershor 2024
23:11
Telesport
back button

Trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona foli për Sky Sport pas eliminimit të tyre nga Euro 2024 në kohën shtesë.

“Merita e paraqitjes dhe kesaj ecuria eshte e gjitha për djemtë, ata bënë atë që u kërkova me shkresë! Ne pranuam presingu në pjesën e dytë, ishte e parashikueshme në këtë nivel.

Gjithashtu dua të them se një minutë shtese ne kohen shtese nuk ishte e mjaftueshme, duke pasur parasysh vonesat e Anglise. Krenar për ekipin tim, kam bërë një ndeshje të shkëlqyer, mendoj se populli sllovak eshte krenar për ta.

Anglia nuk gjeti hapësirë? “Bëmë mirë që qëndruam afër dhe te bashkuar, duke u nisur ne kundersulme. Në pjesën e parë mund të kishim kaluar 2-0: mekat sepse mund të kishte qenë një ndeshje tjetër.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit