Mesfushori i Anglisë Jude Bellingham ka folur në mikrofonat e kanaleve zyrtare të UEFA-s pas fitores 2-1 ndaj Sllovakisë në të cilën u zgjodh MVP i ndeshjes. Ylli i Real Madrid realizoi gjithashtu nje eurogol me gjysmeroveshate kur duheshin edhe disa sekonda deri ne fund.
“Kishin mbetur 30 sekonda deri në kthimin tone ne shtëpi dhe ndihesh sikur e ke zhgënjyer vendin tënd… Ne ate moment erdhi ai top, një goditje dhe gjithçka u bë e mrekullueshme.
Është një ndjenjë në të cilën nuk dua të futem, por kur vjen puna është një ndjenjë e mrekullueshme. Të luash për Anglinë është një gjë e madhe, por është gjithashtu shumë presion të jesh në fushë dhe të shënosh gola është një çlirim për mua, është një moment shumë i lumtur.
Gjithashtu edhe për ndryshimin e humorit duke qene se ai te ndryshon edhe rrjedhen e nje eventi”.