Portieri i Zvicrës, Yann Sommer dha një intervistë për mikrofonat e TZ duke komentuar ecurinë e skuadrës zvicerane në EURO 2024, një ditë pasi Italia u eliminua 2-0 në 1/16. Këto janë deklaratat e tij:
“Do të shohim… Tani ka rëndësi vetëm ndeshja tjetër. Kjo do të jetë gjëja më e rëndësishme. Ajo që më gëzoi shumë është mënyra se si luajtëm kundër Italisë, nga të gjitha këndvështrimet. Mendoj se ne kishim kontrollin e lojës kudo.
Por kishte edhe disa situata të vështira, si goditja me kokë e Fabian Schär-it që goditi shtyllën e tij. “Ne patëm dy ose tre raste me fat, është e vërtetë. Por në përgjithësi ne thjesht luajtëm një lojë të shkëlqyer. Ishim shumë të guximshëm, kishim hapësira të mira, ishim shumë kompakt dhe bënim kundërpresing të mirë. Luajtëm ashtu siç donim”.