“Gasperini është ‘Zeman 2.0’ te Roma. Mancini dhe Celik janë më të fortë se unë”

27 Nëntor 2025
10:24
Alfred Lleshi
back button

Cafù komentoi fillimin e shkëlqyer të Romës, e cila pas 12 ndeshjesh kryeson Serie A, gjë që nuk ndodhte nga viti 2013: “Nuk më çudit ta shoh Romën lart, është një skuadër shpesh e nënvlerësuar. Shifrat e vitit 2025 tregojnë forcën dhe vazhdimësinë e klubit. Serie A është e gjatë dhe e vështirë, por kush e nis mirë, bën gjysmën e punës”.

Për favoritin e titullit: “Nuk e di, do të jetë një garë e bukur. Nuk do të jetë vetëm duel mes dy skuadrash. Shumë skuadra do të luftojnë deri në fund. Do të isha shumë i lumtur nëse e fiton Roma, e meriton”.

Cafù theksoi punën e Gasperinit: “Është një Zeman 2.0, punon shumë mbi aspektin fizik dhe mental. Skuadra mund të rritet më tej, sidomos pas dëmtimeve”. Për Mancini dhe Celik: “I kam parë dhe po luajnë shumë mirë, madje janë më të fortë se unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit